Djali ja plas me te qare kur meson se do te behet me moter ! (video)


Zbulimi i gjinisë së fëmijës së tyre të katërt para tre fëmijëve tjerë, për dy prindër nuk shkoi ashtu siç pritej kur djali i tyre i vetëm u zemëruar shumë nga ideja për të pasur edhe një motër të tretë.

Jason dhe Tiffany Mertlich përgatitën një tortë për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të katërt, dhe në fillim gjithçka u duk shumë emocionuese.
Por kur Gunneri, djali i tyre më i madh, i cili preu tortën së bashku me motrat e tij Paisley dhe Harper, ngriti copën e prerë të tortës dhe zbuloi një sfungjer ngjyrë rozë, reagimi i tij nuk ishte ashtu siç pritej.
“Kjo është një vajzë! Është një tjetër vajzë! I urrej vajzat! Çdo herë është vajzë, vajzë, vajzë, vajzë!”, bërtiti ai përmes lotëve.
“Unë dua të largohem nga kjo shtëpi dhe nuk dua të kthehem më. Unë dua të jem vetëm”.
Prindërit e tij buzëqeshnin prapa kamerave përderisa disponimi i tij shpërtheu në vaj..

Share this article :
 
Krijuar nga : 3gl!
Copyright © 2013. Real ALB - All Rights Reserved