Një këshilltare e një bashkie në Kroaci ka shkaktuar një skandal në mediet e vendit dhe më gjerë. Romania Mihaljeviç është filmuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak duke dërguar një SMS me përmbajtje të rëndë erotike.
Për arsye etike nuk po e raportojmë përmbajtjen e këtij mesazhi, të dërguar nga Shefja e Shërbimit në këtë Bashki.
Mediet kroate, nuk kanë mundur të zbulojnë se cili është marrësi i këtij mesazhi “të ndyrë” dhe nëse po përdoret telefonin e punës apo atë privat. Por e sigurt është se e gjitha kjo ka ndodhur gjatë kohës që po diskutoheshin çështje të rëndësishme për komunitetin,transmeton yllpress
