Njëra nga aktoret më të famshme në Itali, Nadia Rinaldi është rikthyer për të folur në televizion në një intervistë të gjatë për Barbara D’Urso, duke treguar ndryshimet në jetën e saj.
Larg ekranit prej disa muajsh, Nadia tregoi një metamorfozë vërtetë tronditëse, duke humbur plot 75 kilogramë nga pesha e saj.
Siç rrëfeu vetë ajo, “Ishte një udhëtim i vështirë, u dobësova 75 kilogramë, duke bërë sport në park me djalin tim Ricardo. Po tregoj kujdes që të mos rifitoj sërish peshë”.
