Studimi burrat nuk arrijne te kuptojne grate !


Për shekuj me radhë janë përpjekur t’i japin shpjegim faktit se përse meshkujt dhe femrat nuk arrijnë të kuptohen. Argumentet kanë qenë nga më të ndryshmet aq sa është thënë se burrat dhe gratë vijnë nga planet të
ndryshëm të parët nga Marsi dhe femrat dhe Afërdita. Por tashmë ka ardhur një përgjigje shkencore që shpjegon mospërputhjen në mendime mes dy sekseve.Një eksperiment i kryer nga University Hospital të Bochum (Gjermani) ka treguar se “sekreti” qëndron tek truri i burrave. Ekspertët kanë kryer rezonancë magnetike tek 22 meshkuj të moshës nga 21 deri në 52 vjeç duke zbuluar se për ta është më e lehtë të komunikojë me persona të së njëjtës gjini sesa me femrat.Por nuk bëhet fjalë thjesht për një problem komunikimi. Sipas shkencëtarëve mospërputhja rrjedh nga një konfiguracion i ndryshëm i sistemit limbik asaj zone të trurit nga e cila varet komunikimi seksi empatia dhe socializimi i cili është shumë i ndryshëm mes grave dhe burrave.


Share this article :
 
Krijuar nga : 3gl!
Copyright © 2013. Real ALB - All Rights Reserved